Pas mbledhjes së fillimvitit për prioritetet e 2024-s, kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje se mbi çfarë është diskutuar dhe cilat kanë qenë pikat kyçe të diskutimit. Kreu i qeverisë tha se puna është ndarë në 3 sesione.
Rama: Kemi pasur mbledhjen tradicionale maratonë të shumicës qeverisëse, këtë herë kemi pasur 3 sesione, një sesion me drejtues të grupit të PS, një tjetër të një mbledhjeje të zgjeruar të kabineti qeveritar së bashku me zv. Ministrash dhe drejtues të institucioneve dhe sot një sesion të kabinetit qeveritar. Kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, politike dhe parlamentare dhe pastaj duke trajtuar çdo aspekt dhe duke hyrë në çdo sektorë dhe nën sektorë.
Në diskutimin për veprat e mëdha të instrastrukturës, kemi diskutuar dhe kemi një pamje shumë të qartë të ecurisë së punës me Korridorin Blu, brenda këtij viti do të hapim për qarkullim aksin Thumanë-Kashar, ku thuajse 70% e punimeve janë duke u realizuar. Kemi qartësi mbi ecurinë e aksit e procesit për të filluar punën në aksin Milot-Thumanë, përpara sezonit do të procedojmë me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj, ndërkohë po punohet për fazën e parë të segmentit Milot Murriqan, jemi në kalendarin për të përfunduar hekurudhën Tiranë-Durrës brenda vitit. “