Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se 3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit duke filluar nga viti 2022 deri në 2024.

Nga ky bonus, sipas Ramës, do të përfitojnë 683 mijë pensionistë.

3.5 miliardë lekë bonusi i pensionistëve, për çdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë pensionistë”, shkruan kryeministri.

Për vitin 2022 buxheti total i Instituti i Sigurimeve Shoqërore parashikohet në rreth 155 miliardë lekë, nga të cilat skema e sigurimeve shoqërore parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8.6 % të PBB. 2.6 miliardë lekë janë parashikuar për indeksimin e pensioneve.