Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm tepër të mirë për sezonin turistik.

Rama shprehet se 34 qendra shëndetësore verore janë vendosur në shërbim 24/7 të qytetarëve, për t’ju përgjigjur emergjencave. Kreu i qeverisë thekson se qendrat shëndetësore verore do të garantojnë një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Ashtu si përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike malore, 34 qendrat shëndetësore verore janë në shërbim 24/7, për t’iu përgjigjur emergjencave shëndetësore, për një sezon turistik të sigurt e të shëndetshëm”, shprehet Rama.