Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit lajmin e mirë që erdhi nga BE, në këtë kohë të vështirë të përballjes me koronavirusin.

Rama shkruan në Facebook se pavarësisht situatës së vështirë, në të cilën ndodhet e gjithë bota, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel dhe 100 milionë eurot e premtuara për rindërtimin u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020.

“NJË LAJM I MIRË QË PAVARËSISHT HALLIT TË MADH TË PĒRBALLIMIT TË PASOJAVE TË KËSAJ LUFTE BOTËRORE, BE I QËNDROI ANGAZHIMIT TË 17 SHKURTIT NË BRUKSEL DHE 100 MILIONË € E PREMTUAR NGA KOMISIONI EUROPIAN PËR RINDËRTIMIN, U ALOKUAN NË BUXHETIN E RISHIKUAR TË BE2020”, shkruan Rama.