Kryeministri Edi Rama njofton se nga data 1 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.

Kreu i qeverisë shprehet në rrjetin social “X” se pensionistët tentuan t’i gënjejnë duke iu thënë se s’do të ketë bonus, por vendimi ndërkohë është marrë që në datën 9 janar.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli”, shton Rama.

Postimi:

Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!

Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis më 1 mars.

Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.