Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim duke iu referuar të dhënave që i vijnë nga polici dixhital. Sipas tij, vëllai i deputetit Fatmir Xhafa, Agroni, i ka dhënë kryeministrit Rama 1.3 milion euro për të fshehur kërkesën e Interpol Venezuela për arrestimin dhe ekstradimin e tij si supertrafikant droge në vendin e Amerikës Latine.
Postimi i Sali Berishës
Polici dixhital informon:
Edi Rama ka fshehur kerkesen e interpol Venezuela per arrestimin dhe ekstradimin e Agron Xhafes, vellait te Fatmir Xhafes si supertrafikant droge ne Venezuele! Aktualisht vellezerit Xhafaj jane pronare pallatesh dhe lojrash fati ne Vlore! Duket se per te fshehur kete kerkes Xhafaj e ka peshuar Ramen ne kandar! sb
"Mirdita z Berisha nuk e di ne se jeni ne dieni te faktit se per byrazerin e Fatmir Xhafes ka nje vendim gjykate per eksdradimin e Agron Xhafaj ne 2014 (jo ai nga Italia 2001) por nga Venezuela te cilin autoritetet shqiptare duhet ta ekzekutojne por bejne te kunderten.Thuhet se Agron Xhafa e ka mbyllur hesapin e vet duke i dhene kesh ne dore Edi Rames fiks 1,3 milion euro.Fshehjen e kerkeses se interpol Venezuela nga qeveria e kane raportuar edhe mediat e vendit
http://www.syri.net/…/trafiku-i-droges-ne-itali-raporti-se…/
Te nderosh ne pallat te brigadave vellain dhe pastruesine parave te droges Venezueliane eshte fyerje e madhe per shqiptaret dhe provokim I rende per ata gjyqtare e prokurore te ndershem qe luftojne me trafikantet e droges. Parate e droges venezueliane sic tregohet edhe ne vendimin e gjykateses se Venezueles jane tek pallatet ne Vlore dhe kompania e basteve Apex ne pronesi te vellezerve Xhafaj, Fatmir dhe Agron."





