Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ngrënë ‘shumë peshq’ në lokalin e Mihal Kokëdhimës, në Qeparo, i cili u shemb pak dite më parë nga IKMT.

Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Shkullaku tha se lokali u shemb për një incident të tepruar, ku sipas tij asnjëra nga palët nuk kishte faj.

A duhej shfarrosur Mihal Kokëdhima? Pro dhe kundër?, pyeti Arian Çani në emision, ndërsa Shkullaku u përgjigj:

Në asnjë mënyrë jo. Që në një moment të caktuar të çmendemi kjo ndodh. Që të çmendet shteti, kjo është serioze. Iu shkatërrua lokali brenda natës, u arrestua, u fut në burg. Kjo për çfarë? Për një incident të tepruar, nuk kishte pasur faj asnjëra nga palët.
Djali i xhaxhait të Koço Kokëdhimës është ai. Rama ka ngrënë shumë peshq aty tek lokali i Mihalit…’

Restorant “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës u shemb nga IKMT, kjo pas publikimit të një videoje, ku shihej Kokedhima teksa dhunonte disa turistë spanjollë, ndërsa prej disa vitesh rezultonte pa leje.