Lajmin e mirë për fillimin e ndërtimit të rrugës së Arbrit, kryeministri Edi Rama e dha pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Durrësit ndërsa sot ka publikuar në Facebook edhe datën e nisjes së punimeve.
Në një letër të shkruar nga vetë kryeministri drejtuar dibraneve që e kanë sharë dhe telendisur për Rrugën e Arbrit, Rama i fton ata të dielën të jenë të pranishëm në nisjen e punimeve për këtë aks rrugor që sipas tij është pritur për 100 vite.
“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”– shkruhet në letrën e postuar nga kryeministri Rama në Facebook të cilën e ka shoqëruar në fund me një ikonë buzëqeshjesh.





