TIRANË, 31 maj 2013 -Kreu i PS-së, Edi Rama ka ftuar qytetarët të votojnë për Rilindjen, gjatë një bashkëbisedimi me banorë në zonën e ‘Fushës së Aviacionit’. 

Në një bashkëbisedim me banorë të zonës, Rama theksoi se e majta me ardhjen në pushtet do të garantojë një sistem të ri për të ardhmen e të rinjve shqiptarë. 

“Në cdo lokal të kamarierët janë me master sepse sot është një deformim total i marrëdhniës mes shkollës dhe tregut të punës. Kushedi sa jurista kemi këtu. Problemi është se janë pa punë të gjithë. Se të rinjve iu dha vetëm një rrugë universitet, universitet dhe vetëm universitet, por punë nuk ka. Ne ofrojmë universitet ose zanat. Po ku do të shkojmë përpara me këtë kryeministër? Se 70% e të rinjve janë bërë analafabetë funksionalë, ne nuk do lejojmë t’i bëjmë 80%. Shteti ka përgjegjësi, jo të kthejë sistemin e universiteteve njësoj si sistemi i Piramidave dhe Sudja”. 

Më tej kreu i PS, akuzoi qeverinë për rrënimin e vendit, mashtrim me titujt e pronësisë, legalizimit, shkatërrim të arsimit me hapje universitetesh pa kriter që shesin diploma pa vlerë, duke i cilësuar ato njësoj si historia e piramidave.