Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së kartës së vaksinimit të fëmijëve deri në 7 vjeç.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai u shpreh se falë këtij shërbimi prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.

“Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania
Në prag të fillimit të vitit shkollor, të gjithë prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.
Të njëjtat formularë mund të aksesohen në mënyrë elektronike nga çerdhja, kopshti ose shkolla ku fëmija është i regjistruar”, njofton Rama.