TIRANE,27 gusht 2013 – Partia Socialiste vijoi sot sesionin e dytë të konferencës me titull, "Shqipëria e Gjeneratës së Re", Në fjalën hapëse, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, falenderoi te ftuarit ndërkombëtarë personalisht për mbështetjen dhe ndihmën për formësimin e një plani real aksioni, që do të zbërthejë të gjithë programin e Partise Socialiste, të Rilindjes.
Sfida e qeverisë së re, sipas Ramës do të jetë vendosja e kontrollit mbi territorin dhe transformimi i politikave urbane në politika zhvillimi, pasi instrumentet e qeverisë së shkuar nuk prodhojmë më kohezion social dhe punësim.
“Sot gjendemi para një sfide shume të madhe, të vendosjes së kontrollit mbi territorin dhe transformimin e politikave urbane në politika zhvillimi dhe lidhjen e zhvillimit ekonomik me atë çka ndodh në territor. Qëndrimi ynë dhe qeverisë sonë është i njohur, modeli i zhvillimit këto vite ka shteruar, instrumentet e zhvillimit nuk janë të vlefshme pasi nuk arrijnë të krijojnë rritje dhe punësim dhe kohezion social. Ndaj duhet të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit ekonomik dhe social” tha Rama.
Pasi shprehu nevojen per ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi per vendin, Rama theksoi se, ky model duhet bazuar tek "prodhimi, punësimi përmes investimeve prodhuese, transformimi i sistemit tonë arsimor dhe rritja e peshës dhe cilësisë së arsimit profesional".
Kryeministri i ardhshem Rama shprehu bindjen se "të gjitha këto, janë të mundur vetëm përmes një reforme rrënjësore të sistemit qeverisës, të institucioneve që lidhen drejtëpërdrejtë me ekonominë dhe me botën e sipërmarrjes, të marrëdhënies së qeverisë me sipërmarrësit dhe të sipërmarrësit me shoqërinë".
"Evropën e ëndërruar ta bëjmë këtu dhe ta bëjmë të prekshme për qytetarët tanë, në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkureshmëri dhe meritokraci", apeloi Rama.
HAXHINASTO: PLANI PËR IFRASTRUKTURËN, TË MBAROJMË PUNËT E LËNA
“Së pari dëshiroj të shpjegoj qasjen tonë për infrastrukturën dhe për masat që ne besojmë se janë të domosdoshme si në aspektin aftshkurtër dhe afatgjatë. Infrastruktura mund të krahasohet me sistem vaskular të rritjes. Ajo duhet të rritet pasi mund te pengojë ose zhvillje rritjen. Kemi dy qasje: Së pari si dhënësi i shërbimeve, së dyti si gjenerator i rritjes dhe punësimit dhe të ardhurave. Në qasjen e arë qytetari duhet te jene në qendër të kësaj qasje, pasi do të thotë duhen mbaruar punët e pa mbaruara në gjithë vendin sipas standardeve. Së dyti duhet dhënë siguri më e madhe në transport. Cilësia e transportit publik, uji, dhe përpunimi i ujërave janë elemente të tjera. Natyrisht dhe mbetjet urbane një cështje shumë e rëndësishme ku duhet të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve. Kostoja e shërbimi publik, të cilat janë me kosto teje të larta, që janë barrë për qytetarët shqiptarë. uhet të kemi parasysh disa elementë; si mbështetja e sektorëve që mund të sjellin rritje, si bujqësia apo turizmi. Një qasje tjetër është mbështetja e biznesit. Ne nuk mund të mohojmë faktin se sektori privat është gjeneruesi kryesor i rritjes ekonomike mund të themi se me qëllim që në të kryejmë këtë funksion na duhet një qaje e bashkërenduar, që ka të bëjë me planifikimin dhe marrjen në konsideratë të një qasje të re. Investimi duhet te sjelle zhvillimin dhe shërbime më te reja për qytetarin. Si qasje të tretë, ne duhet të mbajmë si prioritet integrimin, e infrastrukturës sonë jo vetëm ne nivel rajonal por dhe evropian”, theksoi Haxhinasto.
“Së pari duhet të mbarojmë punët e pambaruara në vend. Duhet të standardizojmë cilësinë e tyre. Është e dukshme se ato nuk janë fare të pranueshme. Duhet të përmirësojmë situatën e infrastrukturës sonë në ato që i quajmë pika të zeza, që qytetarët shqiptarë të një të sigurt dhe te mos kemi humbje jete. Sa i takon hekurudhave janë nga objektivat është që shërbimi të jetë sa më i rëndësishme dhe të jetë i lidhur me vendet e rajonit. Edhe transporti është cështje tjetër. Të ulim koston për qytetarët shqiptarë ky do jete prioritet afatshkurtër. Sa i takon porteve, do jenë studimi i fizibilitetit për të çliruar vende pune. Reforme për përpunimin e ujërave të zeza. Ne do merremi me cështjen e menaxhimit të mbetjeve urbane, asi për ne mjedisi është element thelbësor. Përfshirja e bizneseve private, ose atyre që duhen partneritete publike private. Së fundi të gjejmë formulën e duhur për të paguar ato pagesa që nuk janë bërë ende tek biznesi. Kjo duhet bërë dhe ne duhet të gjejmë formulën me të mirë për të paguar detyrimet e biznesit”, shtoi Haxhinasto.
NIKO PELESHI: SHQIPTARËT DUAN SIGURI
“Ne nuk po shpikim modelin e qeverisë. Ne kemi bërë analiza dhe studime, konsultime me grupet e interesit. Një program shumë profesionist për zgjedhje përmban mendime se duhet te zhvillohet Shqipëria në të ardhmen, por kontributet e mendimtarëve po na japin besim për modelin e zgjedhur, po e pasurojë dhe do na bëjnë të ndihemi më të sigurtë në të ardhmen. E nisa me këtë aspekt se doja të përmendja vullnetin e mirë të qeverisjes. Por të kesh vullnet te mirë nuk mund të zgjidhësh problemet, por me vullnet të mirë dhe angazhimin e saj mund të bëjë shumë. Pritshmëria e publikut është se duan siguri. Problemi është si të sigurosh rritje ekonomike me pak të ardhura”, tha Peleshi, zv/kryeministër i ardhshëm.
SHKËLQIM CANI: DUHET TRANSPARENCË ME FINANCAT
“Stabiliteti financiar kërkon dhe stabilitet të ekonomisë. Ekonomia ka hyrë në një fazë interesante dhe realitet të vështirë. Pika e parë që do të thoja, janë reformat strukturore, modeli i ri dhe liberalizmi i ekonomisë. Pika parë ka të bëjë me stabilitetin e tregut. Pikë e dytë do ishte mirëqeverisja. Duhet të fillojmë epokë të re kur organet e tatim-taksave duhet te krijojnë një marrëdhënie të re me institucionet. Duhet te bëjmë transparencë për tatim-taksat se ku shkojnë paratë tona. Do ndalesha, dhe tek pika si të nxisim ekonominë që të ecim para. Një ekonomi nuk mund të krijojë para pa kredi. Kreditë e këqija janë shumë të larta sot dhe ne do përpiqemi ri ritavilizojmë”, u shpreh ministri i ardhshëm i Financave.
AHMETAJ: SFIDË, BORXHI I TRASHËGUAR
“Qeveria duhet të ndërmarrë vendime që do të nxisnin sektorët e industrisë që do të formësoheshin në bazë të platformës së lirë. 2 sfida: Sfida urgjente dhe sfida afatmesme dhe afatgjata. Në ditët e pra qeveria dhe shoqëria do të përballet me sfidën e borxhit publik dhe atë që qeveria i detyrohet biznesit. 400 milionë euro që qeveria i ka borxh komunitetit të biznesit. Sfidë tjetër situata emergjente e energjisë, për 6 muajt që vijnë. Kjo është sfidë aftshkurtër. Rritja ekonomike nuk duhet të mbetet retorike. Asgjë nuk do të ndodhe nëse ne si qeveri dhe gjithë aktoret nuk shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme”, deklaroi sot Ministri i ardhshëm i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
LUAN BREGASI: ‘KËSHILLAT’ E BIZNESIT PËR QEVERINË E RE
Kryetari i BiznesAlbania, Luan Bregasi i cili mori fjaën në sesionin e pyetjeve shprehur shpresën që biznesi ka tek qeveria e re, e cila sipas tij nuk do të sillet me biznesin sa për të kaluar radhën.
“Kemi propozuar që një libër të politikave të biznesit të bëhet objekt takimi së bashku për të prezantuar propozimet që biznesi i bëri qeverisë në prag të fushatës për zgjedhjet. Rama tha ta bëjmë nga fillimi i shtatorit. Kjo që më tha Rama është shpresë, pasi sot e tutje qeveria nuk do sillet për të kaluar radhën”, tha Bregasi.
“Së pari krimi i kushteve të barabarta për biznesin. Qeveria të jetë arbitër i mirë. Nuk është gara ti japësh koncesione një grupi të caktuar. Janë shumë gjëra që duhen zhbërë, por dhe disa gjëra për të bërë për të përmirësuar situatën ekonomike në Shqipëri. Beteja e luftës kundër korrupsioni një nga betejat më të rëndësishme”, u shpreh Bregasi.
EKSPERTET E HUAJ: SHQIPERIA TË MBROHET NGA PROBLEMET QE MUND TE KETE NE TE ARDHMEN
Drejtore e Bankës Botërore për Shqipërinë, Ellen Golgstein e pranishme në ditën e dytë të Konferencës “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, organizuar nga Partia Socialiste me ekspertë të huaj, vuri theksin në cështjet, të cilat duhet të vlerësohen si primare nga qeveria e re socialiste.
Sipas saj, parandalimi i krizave në sektorin e energjisë, krijimi i vendeve të reja të punës, përmirësim cilësor të arsimit, reformat strukturore fiskale dhe mbrojtja e burimeve natyrore, mbeten sfidat për qeverinë e re.
"Shqipëria ka ecur përpara, është vend i mrekullueshëm, por duhet të mbrohet nga problemet që mund të ketë në të ardhmen”, tha ajo.
Sipas saj, “për krijimin e vendeve të punës kërkohen reforma strukturore, të cilat kanë mbetur pas”.
Ellen Golgstein renditi si shkaqe faktet, që Shqipëria ka sot deficit të lartë, mos rritje të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe moszgjidhjen e problemit të pronave.
Një ndër pikat kryresore sipas Bankës Botërore mbetet rritja e cilësisë së arsimit, si një objektiv ky fatgjatë.
"Kjo është e rëndësishme, pasi gjysma e të rinjve shqiptarë janë analfabetë dhe ende larg standardit të BE”, tha ajo.
Reformat strukturore në sistemin fiskal mbeten sfidë për qeverisjen e re socialiste, pasi sipas BB, ndërthurjet mes problemeve që ka sot vendi, sjellin për pasojë, që “sot qeveria paguan më shumë për interesat e borxhit se sa për arsimin”.
Ellen Golgstein e vuri theksin tek domosdoshmëria për cilësinë e investimeve publike, reformën në sistemin e pensioneve, transparenca në administratën pulbike, që sipas saj, “mbetet një tregues se sa do të arrijë në kohë një qeveri që të jetë përgjegjëse dhe llogaridhënëse ndaj votuesve”.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore u ndal dhe tek sfida që ka sot Shqipëria për menaxhimin e mbetjeve, për të cilën u shpreh se “vetëm një cerek e pikave të nxehta në Shqipëri janë duke u pastruar”.
Sipas saj, “vendi ka deficenca në menaxhimin e mbetjeve të këqija, të cilat e vendosin Shqiperinë në rrezik”, ndërsa kërkoi gjithashtu se “qeveria e re duhet të punojë për të menaxhuar me mirë edhe burimet ujore”.
Ish gurvernatori i Bankës së Turqisë, duke ju referuar zhvillimeve ekonomike botërore në 100 vitet e fundit, u shpreh se “që programet e qeverisë së re të jenë të mira, duhen diagnozë e saktë e situatës dhe mbi këtë, një recetë e mirë”.
Ai vuri theksin tek krijimi i një mjedisi ekonomik dhe social. “Që një vend të rritet duhet të ketë bujqësi rurale moderne, industri në zhvillim, sistem i fortë fiscal”, tha ish-Guvernatori I Bankës së Turqisë. Sipas tij, problemet strukturore janë afatgjata dhe kërkojnë ndryshime, të tjerat janë afatshkurtëra dhe duhet të ecin më shpejt. “Displina fiskale është kyc për suksesin”, u shpreh ish-Guvernatori i Bankës së Turqisë.
“Komunikimi, transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut mbeten kryesore në punën e qeverisë”, përfundoi ai.
"SHQIPËRIA E GJENERATËS TJETËR", SOT DITA E DYTË E PUNIMEVE
Konferenca "Shqipëria e Gjeneratës Tjetër", e organizuar nga Partia Socialiste për çështjet e administrimit të territorit dhe të ekonomisë, vijoi të martën punimet në ditën e dytë. Në konferencë, ku marrin pjesë rreth 50 arkitektë, planifikues urbanë e ekonomistë nga vende të ndryshme të botës diskutohen problematika që lidhen me vendosjen e kontrollit mbi territorin dhe planifikimin e qëndrueshëm urban të vendit.
Në ditën e parë të punimeve, Konferenca trajtoi problematika që lidhen me çështjet urbane. Në fjalën e tij, kryeministri i ardhshëm Edi Rama tha se "vendi ka nevojë urgjente që të trajtojë problemet e veta me një qasje krejt të re, sepse modeli i deritanishëm ka shterruar duke hapur plagë të mëdha në shoqëri, në territor dhe në ekonomi".
Arkitektët dhe urbanistët e huaj, pas dy ditësh vëzhgimi në zonat informale si në Paskuqan, Kamëz, etj, shprehën në Konferencë nevojën e një plani kombëtar të hartuar me një konsultim të gjerë publik.
/balkanweb/





