Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ka treguar pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Rama tha se vendi ynë ka marrë konfirmim përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jemi bashkëpenëmbajtëse në OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.

Ky term shpjegoi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka,përdoret për të treguar se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë bashkautorësinë për çështje dhe nisma që kanë lidhje me sigurinë e me paqen, veçanërisht për Ukrainën.

Rama: Kemi marrë konfirmim përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jemi bashkëpenëmbajtëse në OKB lidhur me çështjen e Ukrainës , është padiskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe por dhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në rajonin ndërkombëtar, që vlerësohet për karakterin , qëndrueshmërinë, aftësinë në rolin që i takon, si një vend që promovon paqen, sigurinë, është një vend me një pozicion gjithnjë e më të spikatur në rajon.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e sigurimit si anëtar jo i përhershëm dhe dimensioni që ky fakt i jep marrëdhënieve tona me SHBA , pasurohet me këtë fakt të ri. Krijimi i këtij çifti, në këshillin e sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtëse është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv e të vazhdueshëm , konfirmon një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe duke qenë aktiv në një çështje kaq akute, si kjo e Ukrainës por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne përkufizohemi dhe me qartë në sytë e të gjithë, një forcë që kontribuon për më  të mirën. Jemi të emocionuar nga ky zhvillim, se është kurorëzim i një përpjekje dhe jo fundi.