11tetor 2015 – Kryeministri Edi Rama shqetësohet pse shiu pengoi mbledhjen e tifozëve te Parku i godinës së qeverisë për të parë ndeshjenme Armeninë, por harron të reagojë për situatën alarmante në jug. Sot u shënua dhe një viktimë nga reshjet e shiut që shkaktuan përmbytje masive në Fier e Vlorë.

“Per shkak te shiut te rrembyeshem i pamundur organizimi i sotem ne Parkun e Kryeministrise:-( Qofte bereqet per Kuqezinjte:-)‪#‎ForcaShqiperia”, shkruan kryeministri. Por, ndjekësit i kanë komentuar negativisht, duke i kërkuar marrjen e masave te familjet që u ka hyrë uji nëpër shtëpi si dhe lirimin e Ballist Morinës.

/portali DurresLajm/