Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakoshme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Kurbin deri më 31 mars 2020.

Kryeministri Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Kurbin për 30 ditë dhe ky afat  përfundon përkatësisht në datat 28 dhe 30 dhjetor 2019.

Cilat janë arsyet që kërkohet zgjatja?

Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës. Këshilli i Ministrave thekson se objektivat e këtij janë garantimi i sigurisë së jetës së banoreve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura në këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar

Ne rastin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shpallja e gjendjes kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave, per nje afat 30-ditor dhe zgjatja e saj kryhet po nga Keshilli i Ministrave, me pelqimin e Kuvendit.  Parashikimet ligjore kushtetuese kerkojne qe zgjatja e afatit 30-ditor te kryhet nga Keshilli i Ministrave, duke marre “Pelqimin” e Kuvendit nderkohe qe ne baze te nenit 18, te ligjit nr.45/2019, “Per mbrojtjen civile”, Keshilli i Ministrave, nepermjet ministrit pergjegjes, informon Kuvendin per situaten e krijuar, rreziqet qe paraqiten dhe masat e marra per menaxhimin e situates, si dhe kerkon miratimin e tij per zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise pertej 30 diteve. Ndërkohë që përsa i përket situatës, ende vazhdon puna per vleresimin e demeve dhe per shpemdarjen e ndihmave te ardhura nga shtete e organizata nderkombetare dhe donatore te brendshem.

Tërmeti shkatërrimtar

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.