Në betimin e këshilltarëve të rinj të KB-së të kryeqytetit ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama tha se këshilltarët duhet të jenë aktiv dhe të njohin çdo pëllëmbë dhe familje të zonës së tyre.

"Është e papranueshme që kontributi i këshillit bashkiak të jetë vetëm pjesëmarrja në mbledhje. Është e pakuptimtë dhe e pajustifikueshme që këshilltarët të mos njohin çdo pëllëmbë dhe familje të zonës, të mos jenë pika e referimit të çdo banori që ka nevojë të kontaktojë me përfaqësuesin e vet bashkiak. Qeveria dhe Bashkia kanë punuar mirë, por ka vend për të punuar edhe më mirë. Bilanci deri këtu është pozitiv, por nevojat janë shumë dhe nevojat e njerëzve janë shumë më shumë",- tha Rama.