Për herë të parë në Shqipëri këtë vit ka hyrë kurrikula e kodimit që në klasën e parë. Kreu i qeverisë thotë se bashkë me 100 laboratorët e parë smart në 100 shkolla u hodhën bazat e shtrirjes së revolucionit dixhital në shkollë.
“Dhe me lajmin e mirë se për herë të parë të parë në Shqipëri, hyri këtë vit kurrikula e kodimit qysh në klasën e parë, e bashkë me 100 laboratorët e parë smart në 100 shkolla, u hodhën bazat e shtrirjes së Revolucionit Digjital në shkollë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.