Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për depolitizimin e komisioneve që administrojnë procesin zgjedhor.
“Kjo ishte hera e fundit që zgjedhjet administrohen nga partitë politike. Do duan apo s’do duan bojkotuesit e këtyre zgjedhjeve që ikën, ne do ta depolitizojmë administratën zgjedhore. Besoj edhe me mbështetjen e opozitës parlamentare”, tha Rama.
Nuk dihet ende nëse këto ndryshime për reformën zgjedhore do të gjejnë mbështetje në Kuvend. Disa prej deputetëve të opozitës parlamentare kanë thënë se do të bashkojnë votat me Ramën vetëm nëse reforma zgjedhore përfshin edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.





