Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve përmes rrjetit social “Twitter”. I pyetur në lidhje me deklaratat e ideologut neonazist të Agimit të Artë, Kristos Papas në emisionin “360 gradë” në News24, Rama u shpreh se ndjen neveri për çdo krijesë fashiste të Agimit të Artë.
“Neveri për çdo krijesë fashiste siç është edhe ajo forcë e skutave më të errëta të psikologjisë sociale që quhet Agimi i Artë!”- deklaroi Rama.
Më tej, Rama theksoi vendosmërinë e opozitës për të mos votuar 3 ligjet e kërkuara nga BE-ja për marrjen e statusit kandidat, pa ndërtuar siç tha ai, “Shqipërinë evropiane këtu”
“Nuk ka integrim në BE pa ndërtuar Shqipërinë Europiane këtu! E kjo s'bëhet vetëm duke miratuar ligje po duke ndërtuar shtet.”- u shpreh kryesocialisti.
KONFERENCA NE TWITTER
A do i kthehen tokat në bregdet pronarëve, përfshirë edhe Karaburunin?
Do ngremë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për planifikimin strategjik, mbrojtjen e zhvillimin duke garantuar pronën.
Zoti Rama çfarë do të ndodhë me arsimin dhe shëndetësinë ? Si do ta zhvilloni ?
Arsimi dhe shëndetësi janë shërbime publike bazë që do të ofrohen sipas nevojës dhe jo si sot të mundshme vetëm për ata që mund ti blejnë.
Do arrijë të kthehet "MERITOCRAZIA" në sistemin politiko/shoqëror/kulturor në Shqipëri? Nëse po, në ç'mënyrë?
Liria e konkurrencës dhe merita e individit janë dy vlerat ku besoj fort dhe mbi të cilat do hapim rrugën e Rilindjes Shqiptare.
Z.Rama a do ketë punë edhe për ata që nuk kanë shkollë?
Do të ofrojmë mundësi të mësoni zanate të nevojshme për ju që jeni papunë duke 10-fishuar financimin publik për formimin profesional.
A do gjenden ndonjëherë vrasësit e vërtetë të Fatmir Xhindit dhe kryekomunarit të Kukësit?
Clirimi i drejtësisë nga kthetrat e pushtetit do hapë një perspektivë të re. Qeverisja e drejtë do nxisë sensin e drejtësisë.
A a ka lidhje siguria me ekonominë?
Pasiguria fizike, zhvatjet, atentatet me eksploziv,etj. trembin investimet dhe investitorët dhe rrisin e kostot e sipërmarrjes
Cfarë do behet me taksat e makinave të cilat janë dyfishuar vitet e fundit?
Vlerësimet tona na tregojnë se vetëm në tregun e karburanteve ka 150 mln dollarë evazion ndërkohë që 1,2 mld dollarë kanë fluturuar jashtë vendit.
Dokumentet e makinave janë kaq shtrenjtë sa po i shesim për hekura si do bëhet më pas nga ju?
Të gjithë do të paguajnë taksa në një sistem të ndershëm taksimi ku ai që fiton më shumë do të paguajë më shumë, kështu edhe për autoveturat.
A e di sa % e shqiptarëve jetojnë në fshat, a e di sa kushton 1ha tokë që nga mbjellja gjer në korrje?
Për 312 mijë familjet që jetojnë me bujqësi do të ulim koston e punimit tokës duke hequr akcizën dhe taksën e qarkullimit të naftës.
Po fituat a mund bëni diçka për doganat se sa herë që kalojmë duhet të japësh 5-10 euro?
Taksimi i ndershëm që duam të vendosim në Shqipëri nis nga një sistem profesional transparent, eficient i administrimit tatimor e doganor.
Deputeti i Agimi i Arte ju quajti psikopat, a keni ndonjë përgjigje për idiotin që ju ofendoi publikisht?
Neveri për çdo krijese fashiste siç është edhe ajo forcë e skutave më të errëta të psikologjisë sociale që quhet Agimi i Artë!
Kush do tè ishte programi juaj për pyllëzimin?
Pyllëzimi është komponent i rëndësishëm i programit tonë për zhvillimin rural duke filluar me moratoriumin e eksportit të lëndës drusore.
Disa anëtarë të Partive të Djathta Evropiane hodhën akuza të rremë dhe baltë ndaj juve personalisht. Cili është reagimi juaj?
E djathta europiane për mua është Angela Merkel, jo disa figura tretësore e qesharake që i fërkojnë shpinën Saliut për arsye banale.
Doja te dija me shume për taksimin progresiv. Do të ishte më mirë që të flitej me terma konkretë.
Paga minimale do të taksohet më pak se 1 %, një mësues 4,5 %, KM do të jetë tatimpaguesi më i madh i të punësuarve publikë.
Megjitë përpjekjet tuaja për të nxitur shqiptarët në votime, përsëri një pjesë e mirë ngelen skeptik dhe mosbesues. Përse?
I mirëkuptoj skeptiket por u them se kush nuk përdor votën i heq vetes të drejtën për t'u ankuar për keqqeverisjen që ka në kurriz.
Ç'do të bëni për të integruar Shqipërinë në BE?
Nuk ka integrim në BE pa ndërtuar Shqipërinë Europiane këtu! E kjo s'bëhet vetëm duke miratuar ligje, por duke ndërtuar shtet.
Çdo bëni për mbrojtjen e votës? 128do bëni për të luftuar korrupsionin? Po për të kthyer sigurinë e munguar cdo bëni?
Për të tria kemi plane të qarta dhe të detajuara. Do fitojmë me votë dhe do qeverisim në respekt të çdo vote që do marrim.
Personalisht kam pervojë shumë të keqe nga doganierët shqiptare, ju cfarë reforme do bëni në tatim dogana?
E ndaj me ty idhtësinë! Mund të kontraktojmë një agjenci ndërkombëtare pa teser partie e kushërinj në pushtet:-)Eshtë një opsion.
Si mendoni të përballoni cështjen e rikthimit në masë të emigrantëve, punësimin e tyre e shkollimin e fëmijëve?
Sfidë e jashtëzakonshme! Por si fillim them se hapja e rrugës së lirisë së konkurrencës për sipërmarrje do krijojë mundësi për ta.
Cili është projekti juaj për sistemin arsimor-kampuset universitare dhe punësimin e diplomantëve?
Universiteti publik dhe privat do ringrihet mbi konkurrencën e meritën. Sistemi sot ka falimentuar me pasoja të rënda. Akreditim!
A do ketë ulje të cmimit të ushqimeve pasi të vini në pushtet?
Do të zhbëjmë monopolet që mbajnë cmimet e larta e do të ulim barrën fiskale me tatim mbi vlerën e shtuar më të vogël për ushqimet bazë.