Gjatë inaugurimit të segmentit të dytë të Bulevardit të Ri të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot rikandidimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Rama ofroi mbështetjen e tij për një mandat të ri të Veliajt në krye të bashkisë më të madhe në vend.

"Sëbashku me projektet e qeverisë për Tiranën sëbashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite sëbashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës."