29nëntor 2015 – Në fjalën e rastit të mbajtur në ceremoninë për 71-vjetorin e Çlirimit, kryeministri Edi Rama e krahasoi ISIS-in me nazizmin.
“Sot ndjehemi të kërcënuar haptas nga diçka më e errët se nazizmi. Sot 29 nëntori duket edhe më i çmuar dhe frymëzues, para kërcënimit, para se të shfaqej armiku më i ri i njerëzimit”, u shpreh Rama.
Sipas tij, ndërsa dje armik i njerëzimit ishte nazizmi, sot për mbarë njerëzimin është ISIS. Duke marrë si shembull frymëzimi aktin e mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, Rama tha se Shqipëria ndodhet sërish në anën e duhur të historisë, pasi sërish është në krah të BE dhe SHBA kundër terrorizmit.
/portali DurrësLajm/