Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish statistikave për pagat.

Rama i përgjigjet me një krahasim pyetjes “A janë rritur a s’janë rritur pagat?” Sipas tij, në 2006-n fondi i pagave ishte 45.5 miliardë lekë, kurse tashmë deri në fillim të vitit 2021 shkon 71.1.

“MIRËMËNGJES 

dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.