TIRANË- Kryesocialisti Rama gjatë konferencës së Partisë Socialiste për rendin dhe sigurinë akuzoi qeverinë aktuale se ka rrënuar shtetin ligjor dhe nuk mund t’i vërë më fre krimit, duke rritur pasigurinë tek qytetarët, sic tha Rama.
“Sigura e njerëzve është qëllimi më i rëndësishëm i një shteti. Pa sigurinë s’mund të ketë as qetësi dhe as zhvillim normal në jetë. Çdo qeveri moderne duhet të luftojë pa kompromis krimim, duke luajtur rolin e saj në parandalimin e tij, por kjo qeveri e ka humbur betejën me krimin”, tha Rama duke shtuar se me njërën dorë shtrëngojnë ligjet dhe me dorën tjetër bëjnë aleancë me trafikantët.
Shqipërisë nuk i mungojnë ligjet, por ligjshmëria. Nuk i mungojnë tre ligjet por tre pushtete, përmendi Rama më tej.
“Shqiptarët nuk vuajnë sot se nuk kanë ligje në letër por se ato nuk zbatohen”, tha Rama më tej.
Sipas tij, “Krimi ka marrë përmasa të rrezikshme, shkaqet e krimit vlojnë në cdo komunitet, shteti zmbrapset për ditë para krimit dhe qeveria e ka humbur këtë betejë”.
Ai shtoi se “Në vitin 2012 ka pasur më shumë se 20 mijë krime, në 7 vjet qeverisje rreth 12 mijë krime më shumë, në cdo vit krimi ka pësuar rritje mesatarisht 1500 krime në ditë”.
Sipas Ramës, “Në mandatin e vjedhur të vitit 2009, janë dyfishuar vjedhjet e banesave, kompanive private, krimet kundër pronave, vjedhjet me armë”, tha Rama.
Kryesocialisti Rama ndër të tjera premtoi rrtijen e rrogave që nga polici i thjeshtë e deri tek kryekomisari.
“Kupola drejtuese e Ministrisë së Brendshme është aty për arsye kret te tjera, nuk dinë se cfarë ndodh në terren me policët që marrin më pak se 300 mijë lekë, që vriten në krye të detyrës, që tradhtohen, kjo për kupolën kun ka asnjë rëdësi”, tha Rama.
Rama premton:
Rritje rrogash për policët, komisarët, kryekomisarët etj
Strehim per familjet e policiëve të vrarë që janë ta pastrehë
Punësim për të gjitha gratë e policëve të vrarë në detyrë
Përkujdesje për arsimimin e fëmijëve të tyre
Cdo polic, komisar, kryekomisar do ketë siguracionin e jetës nga e cila përfiton familja e tij në rast se përballja me krimin do rezultojë fatale.