Në përplasjen virtuale mes Edi Ramës dhe ish- kryeministrit Sali Berisha ka ndërhyrë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Ai shkruan se Rama po sulmon ish-kryeministrin për të shpëtuar nga skandalet që po i pëlcasin dita ditës.
“Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar.
Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë.
Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish-kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e radhës.
Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!”,- shkruan Basha.





