Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot situatën e Bashkimit Evropian me një metaforë të fortë, duke e krahasuar unionin si “pacientë me 27 mjekë”.
Rama theksoi se problemi kryesor i Evropës lidhet me drejtimin që ajo do të marrë në të ardhmen.
Sipas tij, kontinentit i duhet të vendosë nëse do të thellojë integrimin për t’u bërë një entitet i ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo “do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh”.
“Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës, që mund të jetë një gjë e mirë nga ana tjetër, po nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë, në Amerikë psh shpikin OpenAI, ndërsa në Evropë shpikin rregulloren që dikush të vijë të shkojë në të njëjtën drejtim. Kjo e bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin”, tha kryeministri Edi Rama në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit.
Rama: Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë që mund të trajtojnë problemet që mund të ketë cdo organ. Dua tu them atyre që janë brenda në BE që të jenë më të lumtur, sepse është një vend shumë i mirë, për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë nuk lidhen me faktin që Evropa është një bashkim duhet të jetë më i fortë dhe që shumë gjera duhet të ndryshojnë. Këta patologët duhet të specializohen, për të pasur një bashkim tërësor që kujdeset për të gjithë organizmin e pacientit, në të kundërt do kemi një rënie të pashmangshme.
Mendoj se problemi që ka Evropa është se çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në SHBA apo do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh, sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh dhe pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh sateliti i dikujt tjetër.
Nga ana tjetër Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës, që mund të jetë një gjë e mirë nga ana tjetër, po nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë, në Amerikë psh shpikin OpenAI, ndërsa në Evropë shpikin rregulloren që dikush të vijë të shkojë në të njëjtën drejtim. Kjo e bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin.





