TIRANË, 20 shkurt 2013– Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka komentuar në rrjetin social Twitter dorëheqjen e kryeministrit bullgar Borisov pas protestave kundër CEZ. 
 

“Iku edhe një kryeministër i djathtë pasi rrënoi institucionet dhe ekonominë e Bullgarisë! Së shpejti një socialist, miku ynë Stanishev, do votohet si kryeministër”, shkruan Rama. 
 

Një ditë me parë qeveria bullgare dha dorëheqjen pas protestave për energjinë që përfshinë vendin. Vendimi për dorëheqjen e qeverisë ku komunikua nga vetë kryeministri i vendit, Borisov. 

Në javët e fundit Bullgari u përfshi nga trazirat politike dhe protestat anti qeveritare çuan në largimin e ministrit bullgar të financave vetëm një ditë më parë duke shtuar presionin ndaj qeverisë.

Kështu Bullgaria bëhet vendi i dytë që i heq grupit energjitik çek licencën për shpërndarjen e energjisë elektrike brenda një muaji, pasi Enti Rregullator i Energjisë elektrike në Shqipëri vendosi ti heqë liçencën CEZ-it për shkelje të kontratës.