Gjatë seancës së sotme parlamentare ku Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Rama është kthyer pas në kohë duke kujtuar protestën e opozitës.
Kreu i qeverisë tha se në fund të ditës, të gjithë mendojnë dhe çdo gjë që bëjnë ka lidhje me fëmijët.
“Në një nga ditët e protestës së opozitës, Basha doli në protestë bashkë me vajzën e vogël. Nuk dua ta komentoj këtë episod, por dua të them se në fund fare, qofshim në qetësi a konflikt, çdo gjë që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë. Dhe në këtë punën tonë, në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Rama.





