Nga foltorja e Kuvendit Rama foli me ironi dhe shtoi se shkaku pse shqiptarët votuan PS duke i dhënë shumicën qeverisëse ishte “mbajtja e përgjegjësisë” ndërsa “PD e LSI janë jetimë të papërgjegjshmërisë”. Sipas Ramës, atyre iu mungon lidershipi. 

"Vazhdoni njësoni Shqipërinë me krimin, drogën e mafian, mos lini rast pa përdorur anglishte për ta bërë Shqipërinë dele të zezë, dëmi është i Shqipërisë, të zezën e keni tuajën. PD janë “gjysmagjelë” që nuk kanë reflektuar fare as nga rezultati i zgjedhjeve por nuk kanë ndryshuar as vullnetin e tyre destruktiv dhe negativ ndaj vendit. Për kë do të votojnë shqiptarët?! Për programin keni laj thaj kanatieren e sulmuesit të Saliut. Për skuadrën e re, laj thaj top i gjatë rrëmujë para porte e dalë ku të dalë .Apo do të votojë për liderin?! Laj, thaj, arno të vjetrat.. dil në fushë.. ky nuk është lidership tani hajde bini këmbëve sa të mundeni. Ju hajdeni bini këmbëvë me kanatieren e sulmuesit"