Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se kryeministri i ngriti “kurth” Presidentit Bajram Begaj sot në Kuvend.
Shehu u shpreh se Kreut të Shtetit iu ngrit kurth pasi nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për fjalën e tij dhe se fjala që duhet të mbahej nuk ishte as në rendin e ditës.
Sipas tij kjo ishte një heshtje dhe fshehtësi konspirative nga drejtuesit e Kuvendit dhe një veprim jashtë çdo norme etike ndaj Presidentit të Republikës.
Ai theksoi se ky veprim u krye për ta përdorur më tej si argument ndaj opozitës.
Reagimi i plotë:
Rama, “kurth” Presidentit sot ne Kuvend!
Une nuk di ne detaje cilat kane qene “garancite” apo argumentat, qe Rama&Co i kane dhene Presidentit, per ta bindur ne ardhjen e tij te pa pershtateshme sot ne Kuvend.
Ne nje kohe protestash te opozites ne te drejten e saj, krejt te parashikueshme e te pritshme keto!
Por ajo qe te ben te lexosh qartesisht „kurthin“ e maxhorances eshte evidente.
Asnje njoftim zyrtar nuk u dha paraprakisht per fjalen e Presidentit.
As dhe deputetet nuk ishin njoftuar, qofte dhe nga programacioni i seancave sic ndodh rendom.
Ajo “fjale”, qe do mbahej nuk ishte vendosur as ne rendin e dites…
Heshtje dhe fshehtesi konspirative nga drejtuesit e Kuvendit.