Kryeministri Edi Rama iu rikthye platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët.
I ftuar në “Top Show”, Rama u shpreh se çdokush që ka një shqetësim dhe e raporton në portal, merr një zgjidhje brenda 10 ditëve.
“Ne u kemi dhënë njerëzve në dorë instrumentin e bashkëqeverisjes. Padrejtësitë po shmangen. Unë garantoj që brenda 10 ditësh që njerëzit i adresohen platormës që ne kemi online, ata e marrin një përgjigje”, tha Rama.
Ai theksoi se në portal janë dhënë edhe ide që kanë të zbatueshme si për shembull nisma tre orë në 6 lëndë.





