MALESI E MADHE, 10 mars 2013– Kreu i PS-së, Edi Rama është ndalur sot në Malësinë e Madhe për të prezantuar programin e Partisë Socialiste.

“Kush do punë, duhet të heqë Saliun nga puna. Kush nuk do të shkojë në azil duhet të çojë Saliun në azil, ai është moshë e tretë”,- iu drejtua Rama të pranishmëve.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se në qendër të programit është rilindja e vendit, me një vëmendje të veçantë edhe në sektorin e bujqësisë e në ndihmë të fermerëve.

“Me votën për PS, në 23 Qershor të gjithë do e kuptojnë se nuk do japin një votë për tifozllik, por do japin një votë për një program që do ndryshojë situatën ekonomike, situatën në sistemin e shëndetësisë dhe kujdesin shëndetësor për njerëzit, do ndryshojë situatën në fshat ku ne jemi të vendosur të bëjmë disa politika nxitëse për të lehtësuar njerëzit që duan të jetojnë me punën dhe tokën duke ulur koston e prodhimit që të kenë mundësi të dalin në treg dhe të shesin”- tha Rama.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/