Nga takimi me kadidatët për kryebashkiakë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ketë ndëshkime të rënda penale në rast se dikush tenton të pengojë dhe bllokojë procesin zgjedhor.
Rama tha se nëse dikush do dënohet për krime zgjedhore, atëherë i ndalohet përjetë hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vendet e Bashkimit Evropian.
"Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, dhe nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore që u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE. Nuk dua t'ja shoh asnjë shqiptari këtë qeder, dhe të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA dhe shkoi e vajti pas udhëheqje që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë. Do faktojmë me audio, me video me foto, çdo shkelje. Ne do të bëjmë një fushatë, në radhë të parë demokracinë, për përgjegjësinë e çdo kujt që tu rri larg të mbyturve që duan të mbytin Shqipërinë.", tha Rama.





