Kryeministri Edi Rama deklaroi se prioritet kyç i mandatit të dytë të qeverisë së tij do të jetë siguria ushqimore.
Në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Rama ka postuar në video ku shihet në një fabrikë të përpunimit të mishit, i shoqëruar bashkë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.
“Siguria Ushqimore prioritet kyç i mandatit të ri. Fund thertoreve të paligjshme. Standarde europiane, çertifikim i mishit që del në treg, rritje e punësimit dhe hapje e eksportit të mishit.
Shqipëria ka 27 vjet që jeton shumë nën mundësitë e saj në këtë sektor të mbytur në informalitet e pasiguri dhe prandaj nuk ka marrë dot lejen për të eksportuar prodhimet e saj të mishit. Kjo trashëgimi do të marrë fund dhe sektori do të zhvillohet e do të ndihmojë zhvillimin e vendit.”,shkruan në ‘FB’ Rama.





