Një ditë pas publikimit të lajmit për dorëzimin e kërkesës zyrtare nga një bashkim kompanish turke për të ndërtuar aeroportin e Vlorës, Kryeministri Edi Rama njofton se më në fund ka një kontakt serioz edhe për Kukësin.
Madje, shefi i qeverisë thotë se ka besim që kësaj radhe aeroporti mund të vihet në punë.
“Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi): Më në fund një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit. Të shohim. Kam besim”, shkroi Rama në një postim në “Facebook”.





