Pasi gratë naftëtare deklaruan se janë të gatshme të dialogojnë me kryeministrin Rama, ky i fundit reagoi menjëherë në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë thotë se mbyllja e grevës është një lajm shumë i mirë.
Ai iu bën thirrje naftëtarëve që të caktojnë përfaqësinë e vet dhe që nesër do të jetë aty për të biseduar me ta.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, tha Rama në Twitter.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në rafinerinë e Ballshit.





