Ndërsa kryeministri Edi Rama po fliste gjatë prezantimit të paketës speciale Anti KÇK, ai përmendi edhe stadiumin "Air Albania" si një vepër e paparë nën shembullin e të cilit duhej bërë edhe kampusi i universitetit. Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila ndodhej në rresht të parë pranë Sandër Lleshit, Ervin Bushatit dhe Erjon Veliajt ka filluar të duartrokasë fort e ndjekur edhe nga të tjerët.
Por me një arrogancë që tashmë i njihet Rama i ka hedhur një dush të ftohtë “Mamicës” së tij.
“Boll, boll s’ka nevojë për duartrokitje, mos duartrokit, ti merru me paktin për universitetin se stadiumi është merita ime” i ka thënë kryeministri.
Përveç delirit për të marë gjithë meritat për Arenën Kombëtare për vete, Rama demostroi edhe një mospërfillje brutale ndaj ministers së vet.
Ata që ishin në sallë treguan për Lapsi.al (shih videon këtu) se pas këtij momenti Elisa nuk e mori më veten, madje aq i ashpër ishte Rama në reagim sa edhe Erion Veliaj mbeti si i shushatur.





