Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij në Kuvend. Teksa po fliste për Reformën në Drejtësi, si kriter kyç për negociatat, Rama tha se Vetting-u nuk është pushim nga puna për të shkarkuarit, por pastrim i sistemit.
Ai foli për një prokuror në Durrës, i cili sipas tij punon për një organizatë kriminale.
"Thonë këta, ça është ky Vettingu, pushim nga puna? Jo, është pastrim i sistemit dhe krijimi i një sistemi të pastër, dhe pastaj ai sistemi i pastër do i thërrasë. Dhe do t’ju thotë, këto vilat, këto shtëpitë, këto faturat e bixhozit në Monte-Carlo, me çfarë i bëtë. Po ka të tjerë, një prokuror në Durrës, punon për grupet kriminale dhe iu bën shantazh punonjësve të shtetit. Arrestojeni këtë, po s'e arreston qeveria. Shembulli, është ky. Që s'e bën qeveria po e bën drejtësia".





