TIRANË-Partia Socialiste ka mbledhur sot një tryezë për të diskutuar cështjet e policisë shqiptare. Duke folur mbi gjendjen aktuale të policisë, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi hapjen e një lufte frontale me krimin dhe vendosjen e autoritetit të shtetit mbi gjithë territorin përmes Policisë së Shtetit në 300 ditët e para të qeverisjes socialiste. Duke marrë shkas nga lufta e policisë kundër krimit, Rama theksoi e në vend nuk mungojnë ligjet, por ligjshmëria ndërsa nuk kurseu akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.
Në një takim me policët e liruar, ku është prezantuar edhe strategjia e opozitës për këtë kategori, Rama tha se policia sot ka 2 anë të medaljes.
“Gjatë gjithë kësaj kohe kam pasur shumë kontakte, jo vetëm me ushtarakë. Kam pasur kontakte rrënqethëse me familjet dhe të dyja anët e medaljes janë tronditëse, anën e medaljes si është katandisur sot Policia e Shtetit dhe ana tjetër që tregon varfërinë që jetojnë sot Policia e Shtetit. Policia është e tradhtuar e braktisur e rrënuar.
Ndërsa tema përfshin punën dhe profesionin e policisë, Rama lidhi situatën e tyre dhe me 3 ligjet e integrimi. Kryesocialisti ka ripërsëritur sërish se problemi më i madh për Shqipërinë nuk janë mungesa e ligjeve, por ekzekutimi i ligjeve.
“Shqipërisë sot nuk i mungojnë tre ligje për të hyrë në Evropë, por tre pushtete; pushteti legjislativ që është peng i ekzekutivit, ekzekutivi që është peng i korrupsionit dhe gjyqësori që është peng i korrupsionit dhe ekzekutivit”, tha ai.