SHBA,29 shtator 2013- Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi dje se ligji për statusin e nëpunësit civil, është i pazbatueshëm ndaj për këtë arsye paçka se ai është votuar me 3/5 e votave në Parlament, kërkon ndryshime.
“Nuk ka debat mbi statusin e nëpunësit civil, ka vetëm domosdoshmëri për të bërë të zbatueshëm ligjin që është miratuar me 3/5 dhe që është i pazbatueshëm, pasi nuk janë nxjerrë aktet nënligjore për të barë të zbatueshëm. Dhe kjo që kërkojmë të bëjmë kërkohet dhe nga partnerët tanë, për të ndërtuar ligjin në fjalë dhe për të bërë ato ndryshime që duhen”, u shpreh Rama.
Në një interevistë për Zërin e Amerikës, kryeministri shqiptar hodhi poshtë akuzat e opozitës, se mazhoranca po tenton të spastrojë administratën . Rama tha se puna e 100 ditëve të para ka nisur në të gjitha drejtimet, me aksione të cilat sipas tij synojnë të shkundin thellë një administratë të përgjumur, të demotivuar.
“Akuzat janë shembujt e asaj shprehje: Kush shpif ndaj teje e bën duke u nisur nga çka është në gjendje të bëjë vet. Ne nuk kemi plane spastrimi, por kemi plane ndërtimi. Të një raporti të ri mes shtetit dhe qytetarit”, theksoi Rama.
Rama paralajmëroi se qeveria ‘Berisha’ do të përgjigjet për rregullin e largimeve të nëpunësve nga detyra, teksa theksoi se statusi i nëpunësit civil u vota me 84 vota dhe po ky numër nevojitet për ndryshimet që i duhen bërë.
“Ky është rregull që duhet të përgjigjen ato që u larguan më 23 qershor dhe jo ne që kemi ardhur me mandat të fortë për të ndërtuar një shtet që u nevojitet qytetarëve. ky është ligj i miratuar me 84 vota dhe për të bërë të zbatueshëm duhen 84 vota. Ne i jemi drejtuar opozitës me një kërkesë, që: ligji është i pazbatueshëm!”, tha Rama.
Rama: Ligji i nëpunësit civil i pazbatueshëm, duhen 84 vota për ta miratuar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident me kamion në Itali, shoferi shqiptar humb jetën, baba i dy fëmijëve
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani
Të shtënat me armë në Kukës, një person i plagosur
Ngatërroi emrin e konkurrentit të eliminuar në BBVK? Reagon Jonida Vokshi





