Gjatë një konference në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri Edi Rama ka komentuar rivendosjen e linjës Prishtinë-Beograd si një hap të rëndësishëm dhe një falënderim për NATO-n për shkak të mbështetjes së saj.
“Falenderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët. Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona.”, tha Rama.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd.





