DURRËS, 26 TETOR 2014– Kryeministri Edi Rama ka botuar këtë të dielë në faqen e tij në Twitter, dy foto që paraqesin stadiumin e qytetit të Shkodrës dhe tribunën VIP të stadiumit të këtij qyteti me traditë në futboll.
"Stadiumi i Shkodrës dhe tribuna VIP si dy pamje të politikës së vjetër të fjalëve boshe e të punëve për faqe të zezë", shkruan kreu i qeverisë shqiptare në profilin e tij në Facebook.





