Për Kryeministrin Edi Rama lufta me krimin nuk është lojë politike mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë.

Në një reagim në “Facebook”, pas prezantimit të operaciont policor “Forca e Ligjit”, Kryeministri shkruan se nga lufta me krimin, ajo që fiton është Shqipëria dhe njerëzit e këtij vendi.

“Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe – lufta me krimin nuk është lojë politike dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga lufta fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj.

Ndërsa nga loja ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë pa pushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por edhe për të penguar drejtësinë e re që po vjen”, shkruan Rama.