TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbërritur në spitalin e Burrelit për të marrë serum.
Mediat konfirmuan se Rama ka pasur luhatje tensioni gjatë një takimi të zhvilluar në Burrel ndaj menjëherë ka zgjedhur spitalin e Burrelit për të marrë serum.
Burime nga spitali i Burrelit kofnirmojne se Rama mori serum ne keto ambiente spitalore.
Deputeti socialist i Burrelit, Qemal Minxhozi bëri të ditur se “Edi Rama ka marre serum dhe është larguar nga spitali.
Luhatjet e tensionit i pati në momentin që sapo zbriti nga makina”, tha Minxhozi duke shtuar se “gjendja e Ramës tashmë është përmirësuar”.