Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zërave kritikë ndaj Partisë Demokratike për marrëveshjen zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se konsensusi i arritur nuk është humbje për Lulzim Bashën dhe opozitën.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike”, shkruan Rama në Twitter.