Kryeministri Edi Rama rreth një muaj e gjysmë më parë, u njoh nga afër me realitetin e hidhur ku banonte familja e Hysen Zhupanit në Sallmone të Shijakut.

Aso kohe, shefi i qeverisë premtoi se do ta rindërtonin nga e para dhe sot ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” pamje nga shtëpia e re e Hysenit, e arreduar shumë bukur me të gjitha mobiljet dhe aksesorët e nevojshëm.

Përveç premtimit për të ndërtuar shtëpinë brenda këtij viti, Rama mbajti edhe fjalën me kryefamiljarin, Hysen Zhupanin, ndërsa në fund ata ndërruan edhe kollaret.

“Edhe kravatën kam ngelur me të dhënë, pasi kravatën tënde e mora. Ja mora herën tjetër. A të thash? I mora kravatën dhe i thash; ‘kur të vijë që të inaugurojmë shtëpinë, do të jap kravatën time’. Këtë e ke kujtim nga unë”, iu drejtua Rama kryefamiljarit.

Teksa fëmijëve iu thotë se duhet të marrin vetëm 10-ta në shkollë, sytë e tyre shkëlqejnë qartësisht nga gëzimi e lumturia.