Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara. Ai ka publikuar në Facebook edhe pamje nga mbërritja në aeroport.
Kreu i qeverisë thotë se ndodhet në Turqi me ftesë të Presidentit turk Erdogan për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi.
“Ankara – Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama.





