Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, në kuadër të një vizite zyrtare në shtetin turk.

Kreu i qeverisë është pritur nga një delegacion sapo ka zbritur nga avioni.

“Turqi, Ankara – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Rama dhe Erdogan pritet të takohen rreth orës 14:30. 15 minuta më vonë, ata do të zhvillojnë një takim bilateral.