Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në Durrës. Ndalesën e parë e ka në bashki, ku është pritur nga kryebashkiakja Emiriana Sako.
Para Durrësit, kreu i ekzekutivit ndodhej në qytetin e Fierit, ku zhvilloi një mbledhje në ambientet e bashkisë. Edhe në këtë të fundit, është kërkuar shkarkimi nga detyra i drejtorëve.
A do të ndodhë kjo gjë edhe në Durrës?!
Pak ditë më parë, Rama mbajti një mbledhje edhe në bashkinë Vlorë, ku edhe aty kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, për shkak se nuk ishte i kënaqur me punën që kishin bërë për qytetin.





