Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë pasdite në Ohër, ku do të marrë pjesë në zhvillimet e nismës Ballkani i Hapur që do të mbahen ditën e nesërme.

Rama është takuar me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovič dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po dhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.