Në Romë për herë të parë zhvillohet mbledhja e parë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, ku është pritur nga vetë kryeministrja Giorgia Meloni.
Seanca plenare e mbledhjes së dy qeverive pritet të nisë për pak ku nga kabineti qeverisës Rama marrin pjesë 11 ministra. Në ora 14:00 parashikohet shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.





