Kryeministri Edi Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Bruksel.

Rama ka postuar në Facebook video nga momenti ku ai mbërrin për të marrë pjesë në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.